
Ai cilësohet si “Pirlo i ri”.
Sandro Tonali është duke shijuar sezonin e tij të parë në Serie A me Brescia dhe mesfushori i ri italian po bën përshtypje deri më tani në divizionin e lartë italian, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të rëndësishme në të gjithë kontinentin, përcjell ORAinfo.

Sipas raporteve gjermane, Borussia Dortmund i është bashkuar garës për të nënshkruar lojtarin, me Juventus dhe AC Milan raportohet se ishin pretenduesit më seriozë deri më tani./ORAinfo/