Dortmund merr lajme të mira para ndeshjes kundër Dusseldorf

20:10 | 11 June 2020

Lajme të mira për Dortmund para ndeshjes së ardhshme kundër Dusseldorf.

Erling Haaland është në rrugën e duhur të kthehet në skuadrën Borussia Dortmund për udhëtimin e së shtunës në Fortuna Dusseldorf, ndërsa Marco Reus është gjithashtu përsëri në stërvitje.

BVB kanë qenë pa dy yjet e tyre javët e fundit teksa kërkojnë të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Haaland, i cili ka shënuar 10 gola në 11 ndeshjet e Bundesligës që nga momenti i ardhjes në klub në janar, është jashtë fushës që nga humbje 1:0 nga Bayern, transmeton lajmi.

Reus, ndërkohë, luajti për herë të fundit në fillim të shkurtit kur pësoi lëndim – ndërkohë që po shijonte një sezon të mrekullueshëm.

31-vjeçari kishte kontribuar me 12 gola dhe shtatë asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat.

Komento: