Dortmund zbulon çmimin e Haaland, lajmërohen skuadrat e mëdha

22:04 | 21 Shkurt 2020

Borussia Dortmund ka zbuluar klauzolën e yllit të skuadrës, Erling Haaland.

Erling Haaland ka një klauzolë në kontratën me Borussia Dortmund, që do të thotë se ai mund të largohet për 75 milionë euro, në vitin 2022, shkruan ‘Gazzetta dello Sport’, transmeton lajmi.

Juventus dhe Manchester United janë skuadrat që kanë interesim për norvegjezin sensacional.

Ky çmim i ulët mund të ketë rol shumë të rëndësishëm për të ardhmen e sulmuesit të Dortmund.

19 vjeçari ka shënuar 11 gola në shtatë ndeshje për Dortmund, përfshirë një dy-golësh spektakolar kundër PSG, në Ligën e Kampionëve.

Komento: