Dortmund zyrtarizon yllin e PSG-së

16:16 | 25 June 2020

Thomas Meunier edhe zyrtarisht është lojtar i Borussia Dortmund.

Skuadra gjermane, ka arritur marrëveshje për transferimin e reprezentuesit belg, Thomas Meunier.

Në faqen zyrtare të Dortmund, i është uruar mirëseardhje Meunier.

“Reprezentuesi belg, Thomas Meunier, kalon te Borussia Dortmund nga PSG”, thuhet në njoftim.

Meunier 28 vjeçar, i bashkohet Dortmundit si transferim i lirë.

Ai pjesë e PSG-së ka qenë nga viti 2016, dhe në 84 paraqitje ka shënuar tetë gola.

Komento: