Formacionet zyrtare: Dortmundi dhe Chelsea në sfidën e parë të 1/8 së finales.
Në Signal Iduna Park zhvillohet sfida e parë e të tetës së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Chelseat.
BVB është e treta në renditjen tabelare në Bundesliga me tri pikë më pak se lideri Bayern Munich, derisa Blutë mbajnë vendin e dhjetë në Ligën Premier.
Trajnerët Edin Terzic dhe Graham Potter e kanë bërë zgjedhjen e skuadrave që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Kobel; Wolf, Sule, Schlotterbeck, Guerreiro; Ozcan, Emre Can; Adeyemi, Bellingham, Brandt; Haller.
Formacioni startues i Chelseat: Kepa; James, Thiago Silva, Koulibaly, Chilwell; Enzo Fernandez, Loftus-Cheek; Joao Felix, Ziyech, Mudryk; Havertz.