Duket se Dortmundi ia ka vënë syrin lojtarit të skuadrës së Barcelonës.
Jordan Sancho me shumë gjasa do të largohet nga Borussia Dortmund në merkaton e ardhshme.
Talenti anglez pritet të largohet nga “Signal Iduna Park” për një shifër prej rreth 100 milionë eurosh, ndërsa pretendentët për kartonin e tij janë të shumtë, duke nisur me dy klubet e Manchesterit e për të vijuar pastaj me PSG-në etj.
Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e klubit gjerman po studiojnë të tjerë të rinj të talentuar dhe kanë piketuar për të afruar këtë verë sulmuesin e ri të Barcelonës, Ansu fati, i cili debutoi me katalanët në moshën 16-vjeçare, duke shënuar edhe disa gola me peshë.
Gjithsesi Fati nuk gjen hapësira si titullar te Barcelona ndaj ka ndërmend të transferohet në një klub tjetër, që t’i garantojë një vend titullari dhe këtë ia ofron Borussia e Dortmundit, që mund ta lançojë më shpejt në majat më të larta të futbollit botëror.
Palët kanë nisur negociatat, me Dortmundin që dëshiron të transferojë plotësisht sulmuesin 17-vjeçar, ndërsa katalanët nga ana tjetër nuk duan ta humbin futbollistin, ndaj duan të ruajnë një korsi pretendenti për ta riblerë sërish në të ardhmen, me një çmim më të favorshëm.