Dosja “Brezovica”, arrestohet asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë

10:46 | 21 Shtator 2022

Bastisje të shumta janë kryer sot në disa prej lagjeve të Prishtinës.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku ka konfirmuar se deri më tani janë bastisur tetë lokacione në Prishtinë, dy në Podujevë dhe një në Podujevë.

“Shtatë persona janë arrestuar, ndërsa janë bastisur 11 lokacione të ndryshme të lidhura me rastin; tetë lokacione në Prishtinë, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë. Një person nuk kemi arritur ta arrestojmë pasi që nuk e kemi gjetur aty”, ka thënë Maloku.

Por përpos kësaj, pak më parë prokurori Maloku ka konfirmuar se i arrestuar në kuadër të aksionit policor “Brezovica 6”, është edhe një asamblistë i Kuvendit Komunal në Prishtinë, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Bëhet fjalë për asamblistin, Berat Lahu.

“Po, është arrestuar Berat Lahu”, ka thënë Maloku.

Ndryshe Lahu ishte asamblisti më i votuar i lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, në zgjedhjet lokale të 14 tetorit 2021.

Policia e Kosovës sot ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e Lahut në lagjen Dardania.

Komento: