
Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme.
Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u shkrumbua plotësisht.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të godinës.
Pas shuarjes së zjarrit, në ambientet e prekura mbetën dëmtime të dukshme, mes tyre dritare të thyera, tavolina të djegura dhe dosje të shpërndara.