Presidenti i Kenisë, William Ruto, ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Nju Jork ku po i zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB’së. Blinken ka thënë se me të ka folur për forcimin e partneritetit strategjik.
Por, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cili ndodhet në Nju Jork, ku po e lufton Kosovën aq sa po mundet sidomos për njohje, ka thënë se Kenisë po i bëhet presion sikurse edhe Vietnamit për të njohur Kosovën.
Ruto është mik biznesmenit dhe liderit të AKR’së, Behgjet Pacolli ,i cili javën që shkoi ishte në Keni për të marrë pjesë në inaugurimin e tij si President. Ruto ka vizituar Kosovën, madje ka qëndruar për homazhe edhe në Prekaz.
Së fundi, Pacolli mori pjesë në inaugurimin e Rutos si presidenti i ri dhe ishte pjesë në ceremoninë që u zhvillua në një stadium futbolli.
Pas inaugurimit të tij si President, Pacolli ishte në zyrat e tij për drekë. Bashkëpunëtorët e Pacollit publikuan fotografi të tij duke drekuar me shefin e ri të Kenisë.