Dr. Nexhmedin Lekiqi: Nga Gurbeti në Kosovë, në Shërbim të Qytetarëve të Lipjanit dhe LDK-së

13:04 | 18 January 2025

Dr. Nexhmedin Lekiqi, mjek dhe asambleist në Komunën e Lipjanit, ka mbajtur një fjalim emocionues dhe inspirues para qytetarëve të Gadimes dhe fshatrave përreth. Me përvojë të gjatë në mërgim, Dr. Lekiqi është rikthyer në Kosovë për të kontribuar në shtetndërtim dhe zhvillimin e komunitetit të tij.

Në fjalimin e tij, ai përshëndeti qytetarët, liderët politikë dhe të gjitha strukturat e LDK-së, duke veçuar Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmetin, dhe Kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhikun. Ai vuri theksin te roli i LDK-së në modernizimin dhe zhvillimin e Kosovës.

Dr. Lekiqi kujtoi kohën kur jetonte në gurbet dhe vendimin e tij për t’u kthyer në Kosovë, duke e quajtur këtë një hap të ndërgjegjshëm për të qenë pranë njerëzve në kohë të vështira. Gjatë luftës dhe periudhës së pasluftës, ai shërbeu si mjek duke ndihmuar çdo familje në nevojë, pa lënë askënd pas dore. “Në kohët më të vështira, ne u bashkuam si një litar i fortë”, theksoi ai.

Në fjalën e tij, Dr. Lekiqi bëri thirrje për angazhim të gjithanshëm për suksesin e LDK-së dhe fuqizimin e institucioneve të Kosovës. Ai kërkoi nga qytetarët e Lipjanit që deri më 9 shkurt të mobilizohen për të mbështetur kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhikun, dhe për t’i dhënë Kosovës një të ardhme më të mirë.

Në përfundim, Dr. Lekiqi shprehu mirënjohjen e tij për mundësinë që i është dhënë për të shërbyer si mjek dhe asambleist në Lipjan. Ai tha: “Zoti e bekoftë Gadimen, Lipjanin dhe Kosovën e Ibrahim Rugovës. Le të punojmë së bashku për të ardhmen që meritojmë”, tha ai.

Me këtë fjalim, Dr. Nexhmedin Lekiqi përcolli mesazhin e tij të përkushtimit ndaj Kosovës dhe bashkëqytetarëve të tij, duke dëshmuar se sakrificat e së kaluarës mund të shndërrohen në suksese për të gjithë.

Komento: