Draft statuti i Asociacionit, Bajrami: Një monstrum i cili do ta defunksionalizojë komplet shtetin e Kosovës

23:53 | 14 Nëntor 2023
draft-statuti-i-asociacionit,-bajrami:-nje-monstrum-i-cili-do-ta-defunksionalizoje-komplet-shtetin-e-kosoves

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami në ka folur për draft statutin e Asociacionit tha se Kryeminstri Kurti e ka marrë një barrë jashtëzakonisht të rëndë e cila me shumë gjasa sipas saj, do t’i mbetet insitucioneve të Kosovës.

Bajrami ndër tjera tha se  Draft Statuti i Asociacionit është ”një monsturm i cili ka me defunksionalizu komplet shtetin e Kosovës”.

Ajo ka folur edhe për çështje tjera që nuk lidhen me dialogun. Ka thënë se nuk do ta votojë Buxhetin për vitin 2024.

”Jo sepse nuk është buxhet zhvillimor, është buxheti  i fundit për mandatin e plotë të Qeverisë Kurti 2”, tha Bajrami ndër tjerash në “Click” të RTV21.

Komento: