Drama e ekzagjeruar e Speciales në vizitat familjare të Kadri Veselit në Kosovë

20:21 | 10 Korrik 2021

Dinjiteti i tij i pakusht dhe drama e ekzagjeruar e Speciales në vizitat familjare të Kadri Veselit në Kosovë.

Më 5 nëntor të vitit 2020, Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi aktakuzën ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit. Ai dha dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij politike, edhe nga të qenit kryetar i PDK’së dhe njoftoi se vullnetarisht do të udhëtojë drejt Hagës t’u përgjigjet akuzave.

Me 5 nëntor, Veseli doli me një deklaratë publike ku konfirmoi për konfirmimin e aktakuzës dhe për aranzhimet e tij për udhëtimin vullnetar drejt Hagës. Ai madje tha se ftesa ndaj Speciales është mundësi e mirë t’iu përgjigjet dyshimeve dhe thashethemeve që kanë qarkulluar lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Përmes kësaj deklarate, dua ti informoj qytetrët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe. Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specilizuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit. Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, Unë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashtethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë që tu jepej fund njëherë e mirë. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrhaur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces”, tha Veseli atë ditë.

Për korrektësinë dhe dinjitetin e Veselit lidhur me udhëtimin e tij vullnetar në Hagë foli edhe avokati i tij Ben Emmerson në një nga seancat e para të Gjykatës Speciale.

Ai kishte kërkuar lirimin e Veselit nga paraburgimi duke thënë se i njëjti nuk është arrestuar dhe kështu ai ka udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës.

“Dua të kujtojë që z.Veseli duhet të prezumohet i pafajshëm për të gjitha akuzat kur të vazhdojë çështja dhe zoti Veseli të lirohet deri në fillim të procesit. Fakti që është permendur që Veseli është arrestuar duhet të dini që z.Veseli ka ardhur vullnetarisht sipas marrëveshjes me Prokurorinë”, tha Emmerson, i cili lexoi edhe deklaratën e Veselit i cili e kishte dorëzuar në ditën kur është sjellur në Hagë.

Por, Gjykata Speciale pavarësisht kësaj, nuk kurset aspak në dramat e saj të ekzagjeruara e të panevojshme.

Që nga udhëtimi në Hagë, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka udhëtuar dy herë drejt Kosovës për vizita familjare, e para për vizitë tek babai i tij i cili kishte pësuar sulm në zemër – e që doli të ishte hera e fundit që Veseli u takua me të.

Në vizitën e tij të parë në Kosovë, Veselit nuk iu ndanë asnjëherë dhjetra vetura të policisë së Dhomave të Specializuara, që nga aeroporti, në familjen e tij e në spital ku vizitoi babain.

Forca të shtuara të sigurisë, dramë e panevojshme dhe spektakël, policia e Speciales dhuruan edhe në vizitat e Veselit në Spitalin e Mitrovicës ku po qëndronte i shtrirë babai i Veselit.

Veseli qëndroi në zyrat e EULEX-it në Kosovë dhe në çdo lëvizje të tij, policë dhe vetura të Speciales e shoqëronin para e mbrapa, ndonëse Veseli ishte vetdorëzuar dhe kishte udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës për t’u përballur me akuzat.

Kadri Veseli ka vizituar Kosovën edhe gjatë ditës së sotme. Veseli nën përcjellje të policisë shkoi për vizitë tek varri i babait të tij, ndërsa pastaj qëndroi edhe për pak kohë në shtëpinë e tij.

Ai nën dramën e njëjtë të policisë së Speciales mes për mes Mitrovicës shkoi në shtëpinë e tij e cila gjendet në lagjen ‘Bajr të Mitrovicës’ ku u lejua të qëndrojë vetëm me familjen e ngushtë, dhe nuk u la të dilte jashtë në tendën e vendosur ku po mbahej e pamja për babain e tij të vdekur.

E në fund, Veseli u lejua të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij vetëm rreth 2 orë. Më pas eskorta me vetura të EULEX-i dhe Policisë së Kosovës, janë larguar bashkë me Veselin. Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur nëse ai do të qëndrojnë më shumë në Kosovë, apo do të udhëtojë për në Hagë, ku ende vazhdo të jetë në paraburgim.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja e një mase të tillë të sigurisë për një burrështetas që vetdorëzohet në Gjykatë, por Specialja vazhdimisht ka bërë paraqitje të tilla “spektakolare”, edhe kur janë arrestuar në Kosovë ish-pjestarë të UÇK’së.

Komento: