Dramë e vërtetë, dy të vdekur në parkun e lojërave – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Dramë e vërtetë, dy të vdekur në parkun e lojërave

11:02 | 29 Shtator 2019

Dy persona kanë mbetur të vdekur në një park lojërash.

Të paktën dy persona humbën jetën të shtunën pasi vagoni i një treni në parkun e lojërave në Meksiko City u rrëzua në tokë.

Dy persona të tjerë u lënduan nga aksidenti në parkun argëtues “La Feria Chapultepec”, thanë zyrtarët vendas. Dëshmitarët okularë thanë se viktimat ranë nga karroca e fundit e rrotulluesit Chimera në park, transmeton rtv21.tv. Parku popullor u mbyll menjëherë pas incidentit dhe autoritetet tani po hetojnë shkakun e aksidentit.

“Kjo tani është në duart e prokurorëve, të cilët tashmë kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për një hetim”, tha Miriam Urzua, një zyrtare nga organizata e mbrojtjes civile.

Dëshmitari okular Rosalba Rodriguez u tha gazetarëve se nuk kishte pasur asgjë të jashtëzakonshme gjatë udhëtimit, i cili kishte përfunduar një pjesë të mirë të rrugës, derisa ajo pa se karroca e fundit po binte. Zyrtarë nga parku i lojërave thanë se “iu vjen keq për aksidentin e tmerrshëm” dhe se po hetojnë rastin së bashku me autoritetet përkatëse.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!