Dramë në “Anfield”, Liverpooli fiton në fund ndaj Tottenhamit

19:54 | 30 Prill 2023

Liverpooli e ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Premierligë, për t’u ngjitur kështu në pozitën e pestë në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi sonte në derbin ndaj Tottenham Hotspur, të vlefshëm për javën e 34-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Anfield” përfundoi me rezultatin 4:3.

Curtis Jones (3’), Luis Diaz (6’), Mohamed Salah (15’ nga penalltia) dhe Diogo Jota (90+5’) shënuan për fitoren e “Të Kuqve”.

Për londinezët realizuan Harry Kane (40’), Heung-min Son (77’) dhe Richarlison (90+3’).

Liverpooli pas kësaj fitore ka 56 pikë dhe renditet i pesti në tabelë, me dy pikë më shumë se Tottenhami, që bie në pozitën e gjashtë.

Komento: