“Dramë” në San Siro, Milan ndalet nga Sassuolo

14:47 | 14 Dhjetor 2025

Një ndeshje dramatike u zhvillua sot në stadiumin ”San Siro”.

Milani u ndal me barazim 2-2 ndaj Sassuolos, shkruan IndeksOnline.

Skuadra mysafire e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi me golin e Ismael Kone, në minutën e 13-të.

Kuqezinjtë reaguan shpejtë, duke barazuar rezultatin në minutën e 34-të, me golin e Davide Bartesaghi.

Ky ishte goli i parë për talentin 19 vjeçar me fanellën e Rosonerëve.

Bartesaghi nuk u ndal me kaq, pasi i dha epërsinë Milanit në minutën e 47-të, duke shënuar golin e dytë personal.

Por Sassuolo nuk u dorëzua dhe pak para fundit gjeti golin e barazimit, me Armand Lauriente, në minutën e 77-të.

Kujtojmë që në këtë takim shkëlqeu portieri kosovar, Aro Muric, i cili ishte një nga meritorët që Sassuolo morri një pikë nga kjo përballje.

Ky është një gabim nga Milani, e cila është lidere e Serie A me 32 pikë, por rrezikon të humb vendin e parë në rast fitore të Napolit ndaj Udineses.

Në anën tjetër, Sassuolo renditet në vendin e nëntë, me 21 pikë.

Komento: