Draxler po transferohet te gjiganti i Serie A

17:45 | 05 Dhjetor 2020

Julian Draxler në Serie A.

Draxler me shumë mundësi gjatë këtij janari do të vendosë për tu larguar njëherë e mirë nga skuadra e Paris Saint Germain.

Gjermani tashmë po kërkon një skuadër të re ku mund të shpalosë talentin e tij dhe interesimi për të nuk ka të ndalur ku shumë skuadra të mëdha europiane janë vënë në ndjekje të tij.

Lista e skuadrave përbëhet me emra si Chelsea,Arsenal, Leeds, Seville, Leipzig, Hertha dhe Bayer Leverkusen.

Mirëpo Tuttosport raporton se skuadrat e mëdha italiane janë favorite për të firmosur me të duke marrë parasysh edhe çmimin prej 20 milionë eurosh.

Juventus, Milan dhe Roma kanë hyrë tashmë në garë për mesfushorin gjerman dhe në janar pritet zbarkimi i tij në Apenine.

Komento: