Drecun thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të ndodh sivjet

15:21 | 03 Janar 2019

Kosova dhe Serbia këtë vit pritet të arrijnë marrëveshjen e paqes mes tyre.

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka deklaruar sot se rrethanat e reja të krijuara në planin ndërkombëtar tregojnë se sivjet mund të pritet një marrëveshje kompromisi ndërmjete Serbisë e Kosovës në mënyrë që të pengohet krijimi i Shqipërisë së madhe, transmeton Koha. net.

„Mendoj se ekziston mundësia që ky vit të jetë vendimtar për t’u arritur zgjidhja me kompromis e çështjes sç Kosovës në mënyrë që të mos kemi kufij të Shqipërisë së madhe në Kopaonik ose në Jarinë. Mendoj se kjo është e mundur“, ka thënë për rts Drecun.

„Nëse nuk arrihet kompromisi, së shpejti do ta kemi krijimin Shqipërisë së madhe”, ka përfunduar ai.

Komento: