Drecun thotë se ‘Shqipëria e Madhe’ po synohet nga Thaçi e Haradinaj

11:39 | 01 May 2019

Milovan Drecun ka thënë se Hasim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë një synim, krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.

Kryetari i Komitetit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, thotë se synimi i liderëve shqiptarë të Kosovës, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj, është krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe”.

Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë për tv Pink, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se ata në këtë synim po mbështeten nga një ndikim i madh i disa vendeve Perëndimore, por edhe po diktohen nga

Tirana për shkak se edhe synimi i Ramës, është të krijohet ‘Shqipëria e Madhe”.

Sipas tij gjithçka që është bërë këto vitet e fundit, përfshirë edhe krjimin e UÇK’së, është bërë për të forcuar dhe rritur Shqipërinë, dhe për të realizuar një ide të tillë për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe”.

Komento: