
Një denoncim është ngritur kundër Dua Balje.
Drejtoresha e shkollës së Mesme Teknike në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, ka denoncuar sot në Polici, disa persona që e kanosën në rrjete sociale. Në mesin e tyre edhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.
“Me datë 01.03.2022 ankuesja drejtoreshe e shkollës se mesme “Nexhmedin Nixha” është kanosur me fjalë ofenfuese nga disa persona ne rrjetin social facebook. E tere kjo ka ndodhur si pasojë e disa ndalesave ne shkollë qe janë vendosur sipas rregullave te ministrisë se arsimit”, tha për Paparaci, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai bëri të ditur se momentalisht nuk ka persona të arrestuar, kurse hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Ndërkohë, drejtoresha Florentina Gjergjaj, ka deklaruar se po përballet me kërcënime me vdekje, pas reagimit të deputetes, Duda Balje që bëri lidhur me shenjën që ishte vendosur në shkollë për ndalimin e mbulesës së vajzave.
Në reagimin e saj, Balje është përplasur me drejtoreshën e shkollës Florentina Gjergjaj, duke i thënë se, ”nuk e di se, në bazë të cilës Kushtetutë apo ligji keni vendosur simbolet ndaluese?!!!”
Duke deklaruar se me një pjesë të simboleve pajtohet edhe vetë, Balje ka thënë “me simbolin e një vajze me shami, krahasimi i simboleve në këtë mënyrë është skandaloz dhe gjithashtu ofendim për secilin qytetarë dhe Republikën tonë, pa përjashtuar edhe besimet fetar.”
Sipas saj, “Krahasimi i një arme që vret, me atë të një vajze me shami, për mua është vrasje e të drejtës së besimit të sajë!”, ka thënë Balje.
Drejtoresha ka deklaruar se kërcënimet ndaj saj janë shtuar pas reagimit të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila është kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.