Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Raportimi i Ajetit është bërë pa praninë mediave, ndërsa pas këtij takimi është paralajmëruar konferencë për media nga kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu.
EkonomiaOnline shkruan se me katër vota pro, dy kundër dhe një abstenim, u vendosë që kjo mbledhje të bëhet pa praninë e mediave.