Drejtori i Anestezionit paralajmëron ankesë për pagën e hequr – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Drejtori i Anestezionit paralajmëron ankesë për pagën e hequr

21:11 | 12 Qershor 2021

Iu hoq paga, drejtori i Anestezionit: Do të bëjë ankesë për vendimin.

Komisioni Disiplinor në QKUK ka marrë vendim sot për shkarkimin e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, Imri Jashari dhe heqjen e pagës së drejtorit të Anestezionit, Nehat Baftiu.

Jashari është shkarkuar nga detyra për shkak se sipas raportit të Komisionit për mbarëvajtje në punë është konstatuar se më datë 25 maj në ora 12:00, nuk është gjetur asnjë kardiolog në shërbim të pacientëve.

Komisioni Disiplinor ka marrë vendim edhe për heqjen e pagës së drejtorit të Anestezionit, Dr. Nehat Baftiut, për shkak se sipas raportit ka pasur mungesë të një anesteziologie në punë në kohën kur po kryheshin disa operacione në kirurgji dhe urologji.

Baftiu ka hezituar të përgjigjet për lajmi.net për detajet e vendimit të Komisionit, por pas hezitimit të gazetarit ai ka pohuar se do të ushtrojë të drejtën e ankesës.

“Po normal se ka me paraqit ankesë se asgjë s’kam bo, ka mungu një doktoreshë, ja kam heq meditjen, mu më kanë dënu. Çka ka me bo tjetër sen unë?”, ka thënë Baftiu.

Ai ka thënë se ende nuk e ka dorëzuar ankesën pasi që ka afat 14 ditë për paraqitjen e saj.

Deri më tani, QKUK nuk ka dhënë detaje të tjera zyrtare për arsyet e shkarkimit të drejtorit të Kardiologjisë dhe vendimin për heqjen e pagës së drejtorit të Anestezionit në QKUK.

Komento: