Drejtori i Arsimit në Klinë: Kemi vonesa me subvencionimi e prindërve për blerjen e librave

11:38 | 19 October 2024
drejtori-i-arsimit-ne-kline:-kemi-vonesa-me-subvencionimi-e-prinderve-per-blerjen-e-librave


Drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, Qemajl Sejdiu ka folur për “Front Online” lidhur me problemet që po përballen për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore.

Sejdiu tha se në këtë vit të ri shkollor përveç furnizimit me libra e kanë pas edhe një sfide tjetër.

“Në përgjithësi janë furnizuar por ka pas mungesa të vogla që disa nxënës nuk kanë pas tekste. Kemi probleme me subvencionimin e librave që s’po ju dalin mjetet prindërve, jemi drejtuar te MASHT-i, tash po presim përgjigje”, theksoi Sejdiu për “Front Online”.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vitin e kaluar kishte marrë vendim që pajisjen e nxënëseve me tekste shkollore ta bëjë nëpërmjet platformës e-Kosova, duke i subvencionuar financiarisht prindërit për blerjen e librave, njëjtë veproi edhe këtë vit.

Kjo metodë e furnizimit të nxënësve me libra shkollorë, përfshirë edhe vonesat e shkaktuara nga shtëpitë botuese, ishte kritikuar nga opozita dhe ekspertët e fushës.

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.  / Front Online /

Komento: