Gega: Mësimi filloi në Pejë, por pagat s’u ekzekutuan.
Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega, ka bërë të ditur se në të gjitha shkollat e kësaj komune ka nisur mësimi.
Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ke treguar se megjithëse mësimi ka filluar, pagat ende nuk janë ekzekutuar dhe sipas tij, kjo është tejet zhgënjyese për mësimdhënësit.
“Fatmirësisht të gjitha shkollat filluan mësimin dhe gjithçka shkoi në rregull. Të gjitha shkollat ishin të përgatitura edhe pse mësimi filloi me vonesë”.
“Nuk ka ekzekutim të pagave. Për të gjithë mësimdhënësit dhe personelin në shkolla nuk janë ekzekutuar pagat. Ato janë ekzekutuar vetëm për drejtorinë rajonale të arsimit. Ky edhe një fakt mjaft zhgënjyes”.
“Është situatë jashtëzakonisht e palakueshme. Prej fillimit unë kam qenë në favor të asaj që të ndërpritet greva dhe të fillojë mësimi”.
“Tash mësimi filloi, por pagat nuk po ekzekutohen”, ka shtuar Gega.