Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër goditet në kokë me mjete të rënda

23:50 | 21 Maj 2026
drejtori-i-autoritetit-kombetar-te-ushqimit-ne-shkoder-goditet-ne-koke-me-mjete-te-renda

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi është goditur sonte në mbrëmje nga disa persona ende të panjohur.

Ai po ecte me bashkëshorten e tij në këmbë kur disa persona i janë afruar dhe e kanë goditur.

Kreu i AKU-së është goditur me sende të forta në kokë, duke i shkaktuar lëndime të konsiderueshme.

Ai ndodhet në urgjencën në spitalin e Shkodrës ku po merr ndihmën e parë. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të këtij rasti.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Sipas raportimeve të para, dyshohet se ky sulm është bërë për shkak të detyrës së tij si drejtor.

Komento: