Drejtori i Doganës së Kosovës në takim me drejtorët e përgjithshëm të doganave të Evropës

19:33 | 30 Prill 2024
drejtori-i-doganes-se-kosoves-ne-takim-me-drejtoret-e-pergjithshem-te-doganave-te-evropes

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka marr pjesë në takimin e Rajonit të Evropës të OBD, i kryesuar nga Nënkryesuesi i Rajonit të Evropës në kuadër të Organizatën Botërore të Doganave zt. Øystein Børmer, përfaqësues nga Norvegjia.

Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës, në këtë takim drejtorët e përgjithshëm të doganave të Evropës diskutuan me synim që të kontribuojnë në procesin e modernizimit të OBD-së, sipas propozimeve në planin e modernizimit.

Për më shumë në takim është diskutuar edhe për mekanizmat rajonal të OBD, mënyrat e fuqizimit dhe përdorimit të tyre.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar për përputhjen me vizionin e OBD-së dhe e interesuar për të kontribuar dhe për të zbatuar praktikat më të mira të nxjerra nga instrumentet e OBD-së, duke siguruar përfshirje të pakufizuar të resurseve tona, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komento: