
Harbin Vitija, i riu që u plagos mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë ndodhet në gjendje jostabile shëndetësore, kanë konfirmuar nga Klinika Emergjente në QKUK.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur pët Express se pacienti është pranuar në gjendje të rëndë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor.
“Një i plagosur me armë zjarri, i lindur në vitin 2001, është sjellë në Emergjencë në gjendje të rëndë dhe jostabile. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Ekipet mjekësore kujdestare janë duke e trajtuar në Qendrën Emergjente,” ka deklaruar Syla.
Sipas tij, gjendja e pacientit mbetet serioze dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore.