Drejtori i IKSHPK-së: Gjendja me koronavirusin është në kontroll, do ia dalim

11:11 | 25 Mars 2020

Naser Ramadani thotë se gjendja me koronavirusin është në kontroll, do ia dalim.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot QKUK-në për të parë nga afër se si po shkon beteja e mjekësve kundër përhapjes së koronavirusit.

Pas takimit, për media pak foli edhe drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, që njoftoi për më të rejat e fundit nga COVID-19 në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Ai tha se të gjitha ekipet e IKSHP-së janë duke bërë gjurmimin e të gjitha rasteve të konfirmuara deri më tani.

Sipas Ramadanit, gjendja në vendin tonë aktualisht është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.

“Ekipet po bëjnë gjurmimin e të gjitha rasteve. Kontaktet janë të njohura dhe janë në kontroll të plotë, dhe mendoj që do ia dalim”, ka thënë Ramadani.

Deri tani, në Kosovë janë të konfirmuara 63 raste me COVID-19.

Komento: