Drejtori i Juventusit dënohet rëndë, kjo është arsyeja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Drejtori i Juventusit dënohet rëndë, kjo është arsyeja

15:57 | 27 Tetor 2020

Drejtori i Juventus është dënuar rëndë pasi është futur në zhveshtore dhe ka kërcënuar e fyer gjyqtarin.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, është gjobitur me 15 mijë euro për sjellje të pahijshme dhe kërcënim ndaj gjyqtarit në ndeshjen e bardhezinjve kundër Hellas Veronës.

I pakënaqur me gjykimin pas pjesës së parë në barazimin e Juventusit 1:1 me Veronën të dielën, Paratici ishte futur në zhveshtore duke iu drejtuar gjyqtarit Fabrizio Pasqua me gjuhë ofenduese dhe kërcënuese.

Komisioni Disiplinor i Serie A ka thënë se Paratici u gjobit për futjen në zhveshtoren e gjyqtarit pas pjesës së parë dhe për sjelljen e tij kërcënuese dhe ofenduese ndaj gjyqtarit.

Ai do të detyrohet t’i paguajë 15 mijë euro gjobë për këtë.

Komento: