Drejtori i KEK-ut: Pavarësisht kthimit të bllokut B2, prodhimi nuk e mbulon konsumin e energjisë elektrike

21:23 | 24 January 2022

Tri blloqet e Kosovës A dhe një bllok i Kosovës B deri tani prodhonin rreth 600 megavat në orë energji elektrike.

Me rikthimin në funksion të bllokut B2, sasia e prodhimit të rrymës në vend është rritur në 890 megavat në orë.

Sipas drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi pavarësisht rikthimit në punë të bllokut B2, një sasi e energjisë elektrike ende duhet të importohet.

“Blloku B2 është futur dje në funksion dhe është në operim të plotë. Prodhimi i tij ën gjenerator është rreth 260 megavat, derisa në rrjet rreth 250 megavat. Ky bllok së bashku me tre blloqet e Kosovës A dhe një bllok tjetër të Kosovës B prodhojnë së bashku rreth 890 megavat energji elektrike. Kjo sasi mjafton për të furnizuar me energji shumicën e vendit por jo të gjithin, sidomos gjatë kohëve të pikut ku ngarkesa është shumë më e madhe”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Nagip Krasniqi.

Edhe këshilltari për mekanikë në KEK, Istref Klinaku thotë se Kosova ende ka nevojë për importim të energjisë elektrike.

“Në periudha të caktuara të ditës nevojitet ende import i energjisë elektrike për të plotësuar nevojat e të gjithë konsumatorëve”.

Besfort Kosova nga Ballkan Green Fondacion thotë se me rikthimin në funksion të bllokut B2 do të ulen ndjeshëm reduktimet e energjisë elektrike.

“Padyshim që kjo ndikon në uljen e importit dhe rrit stabilitetin dhe sigurinë e rrjetit. Besoj se tash nuk do të ketë nevojë për reduktime edhe pse kërkesa është shumë e lartë”, deklaroi

Shkaku i prishjeve Blloku B2 që nga 14 dhjetori ka qenë jashtë funksionit, duke vështirësuar edhe më tutje krizën energjetike në vend.

Komento: