Drejtori i Krimeve Ekonomike pranon se ka lidhje familjare me hetuesin policor të prangosur

12:47 | 06 Shkurt 2020

Disa prangosje të hetuesve policor kanë ndodhur mbrëmë dhe sot.

Drejtori i Kri’meve Ekonomike, Bashkim Spahiu, ka konfirmuar se ka lidhje familjare me njërin prej hetuesve policor i cili është prangosur mbrëmë nga Inspektorati Policor i Kosovës pas aksionit të titulluar “Ryshfeti”.

Spahiu ka thënë se babai i tij dhe babai i hetuesit të prangosur janë tezakë.

Megjithatë ai ka thënë se kjo nuk do të ndikojë në hetimet që do të zhvillohen.

“Është e vërtetë se me hetuesin e kri’meve ekonomike kam një relacion familjar. Prindërit tanë janë tezakë. Kjo nuk e zbeh qasjen time e as të stafit mbikëqyrës që me i hetuar rastet”, ka thënë Spahiu.

Mbrëmë IPK pas disa informatave të marra ka prangosur dy hetues policorë të kri’meve ekonomike.
Ndërsa sot është prangosur edhe një zyrtar i MPB-së dhe dy qytetarë tjerë si të dyshuar për përfshirje në skemën korruptive.

Komento: