Drejtori i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës pezullohet nga puna

20:18 | 17 Qershor 2020

Është pezulluar nga puna drejtori i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka marrë vendim që ta pezullojë nga puna drejtorin e përgjithshëm të MPJ-së, Albert Prenkaj.

Ai dyshohet për 2 shkelje. E para është shkelja e detyrës, konkretisht deklarata ndaj Edi Ramës për Teatrin Kombëtar. Për këtë kishte raportuar Indeksonline.

Pika e dytë, ushtrim i presioni psikik të personit brenda institucionit.

Komento: