Drejtori i Pfizer jep një detaj për Covid-19 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Drejtori i Pfizer jep një detaj për Covid-19

23:22 | 17 Janar 2022

Drejtori i Pfizer: Covid-19 do të vazhdojë të qarkullojë për shumë vite.

Shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, ka deklaruar se koronavirusi do të vazhdojë të qarkullojë për shumë vite në vijim, por se kjo valë aktuale do të jetë e fundit që do të çojë në kufizime.

I pyetur nga gazeta franceze ‘Le Figaro’ nëse varianti Omicron do të sillte fundin e pandemisë, Bourla tha se do të ishte e pamundur të parashikohej diçka e tillë pasi virusi pëson vazhdimisht mutacione.

Ai shtoi, megjithatë, se së shpejti njerëzit do t’i rikthehen jetës normale për shkak të testeve, vaksinave, dhe trajtimeve të reja.

Bourla nënvizoi nga ana tjetër se vaksina e Covid është “e sigurt dhe efikase” për fëmijët.

Në të njëjtën kohë, Bourla paralajmëroi një investim prej 520 milionë eurosh në Francë gjatë pesë viteve të ardhshme, i cili do të përfshijë një bashkëpunim me kompaninë franceze Novasep për të zhvilluar një trajtim me pilula anti-Covid.

Komento: