Drejtori i policisë dhe pjesëtarë të “FIT”-it arrijnë në qeveri për takimin me Kurtin

16:08 | 15 Nëntor 2023
drejtori-i-policise-dhe-pjesetare-te-“fit”-it-arrijne-ne-qeveri-per-takimin-me-kurtin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sapo ka hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Ai dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese kanë arritur për takimin që do ta kenë me kryeministrin Albin Kurti, njofton KlanKosova.tv.

Deri më tani kanë ardhur 3 vetura me rreth dhjetë policë.

Në këtë takim pritet që të flitet për kërkesat që kanë zyrtarët e njësive speciale për shtesat e rrezikshmërisë.

Komento: