Drejtori i policisë dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën dhe sigurinë në vend

18:38 | 14 November 2024
drejtori-i-policise-dhe-zevendeskomandanti-i-kfor-it-flasin-per-situaten-dhe-sigurine-ne-vend

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, sot priti në një takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, Brigadier General Cahit Irican, me të cilin diskutuan për situatën dhe sigurinë në vend, e po ashtu edhe për bashkëpunimin reciprok dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Kosovë.

Në njoftimin në Facebook theksohet se Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do të vazhdojë të punojë ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

Komento: