Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, sot priti në një takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, Brigadier General Cahit Irican, me të cilin diskutuan për situatën dhe sigurinë në vend, e po ashtu edhe për bashkëpunimin reciprok dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Kosovë.
Në njoftimin në Facebook theksohet se Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do të vazhdojë të punojë ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.
Njoftimi i plotë:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, sot priti në një takim zëvendëskomandantin e KFOR-it Brigadier General Cahit Irican, me të cilin diskutuan për situatën dhe sigurinë në vend, e po ashtu edhe për bashkëpunimin reciprok dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Kosovë.
Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do të vazhdoi të punoi ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtar për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.