Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha në shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në New York

18:08 | 05 Shkurt 2025
drejtori-i-policise,-gazmend-hoxha-ne-shenimin-e-17-vjetorit-te-pavaresise-se-kosoves-ne-new-york

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha mori pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në New York.

Me ftesë zyrtare të Senatores Jessica Scarcella-Spanton dhe anëtarit të Asamblesë Charles D. Fall, Drejtori i Policisë së Kosovës,ë Kolonel Gazmend Hoxha ka qëndruar zyrtarisht në New York ku ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se Hoxha gjatë ceremonisë theksoi se Policia e Kosovës është falënderuese për përkrahjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Policinë e Kosovës që nga themelimi.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe shërbimit ndaj qytetarëve pa dallim. Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në, ka qenë jetik në ndërtimin e një force profesionale që gëzon besimin e qytetarëve dhe kontribuon për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, ka thënë Hoxha.

Komento: