Drejtori i Policisë: Këtë muaj presim që rrezikshmëria të paguhet për policinë

11:41 | 06 Qershor 2023

Hoxha: Këtë muaj presim që rrezikshmëria të paguhet për policinë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se policëve nuk iu është paguar asnjë cent në tre muajt e fundit për rrezikshmërinë në punë.

Hoxha, ka raportuar në Komisionin për Siguri, ku ka thënë mes tjerash se Policia e Kosovës akoma s’ka as sigurim shëndetësor.

Ndërsa, shefi i Policisë tregoi se Policët e Kosovës që janë të përfshirë në veri janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të garantuar sigurinë e tyre.

“Rrezikshmëria nuk është paguar në tre muajt e fundit, jemi në bisedime me Ministrinë e Brendshme këtë muaj presim që të paguhemi”, tha Hoxha.

Drejtori i Policisë gjithashtu tha se po mungon interesimi i gjinisë femërore për të qenë siç tha ai, pjesë e Policisë së Kosovës.

“Çështjen e numrit të vogël të gjinisë femërore, ne kemi agjendë gjinore të aprovuar brenda Policisë së Kosovës. Kemi marr masa alternative, që në çdo konkurs të pranojmë sa më shumë Mungon interesimi i gjinisë femërore për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës”, tha Hoxha.

Komento: