Drejtorit në komunën e Drenasit dominohen nga femrat

19:53 | 10 Janar 2019

Drejtorit n Komunn e Drenasit dominohen nga femrat.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka plotësuar ekzekutivin me emërimin edhe të dy drejtorive të cilat do të udhëhiqen nga gratë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Nga sot, Komuna e Drenasit, drejtoritë me shumicë i udhëheqin gratë, nga gjithsejtë 12 drejtori, 7 prej tyre do të udhëhiqen nga gratë dhe 5 nga burrat.

“Shqipe Zogu do të udhëheqë Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ish-asambleiste e Kuvendit Komunal në Drenas për dy mandate dhe Egzona Jetullahi do të udhëheqë Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik”, thuhet në komunikatë.

Drejtorinë e Infrastrukturës Publike do të drejtojë Idriz Hysenaj, kurse Flutura Avdiu, Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Anita Abdullahu, Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural dhe Shyqyri Bublaku, Drejtorinë për Buxhet e Financa. Kurse drejtoritë tjera do të drejtohen nga drejtorët aktualë.

Komento: