Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka shkruar për vizitën në Kosovë të drejtoreshës për Evropë e këtij shteti, Victoria Billing, e cila është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
Ajo e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lejuar kalimin e sigurt të mallrave përmes pikës kufitare në Merdare, kësisoj thuhet se kjo i ndihmon progresit në CEFTA.
Po ashtu, ka përmendur potencialin për rritjen e investimeve Mbretëri e Bashkuar-Kosovë.
“Ajo e nisi vizitën e saj me takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ajo përshëndeti vendimin e qeverisë për të lejuar kalimin e sigurt të mallrave përmes pikës së kalimit Medare, si një hap i rëndësishëm drejt zhbllokimit të progresit në CEFTA. Ata gjithashtu diskutuan potencialin për rritjen e mundësive për investime MB-Kosovë, çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet me komunitetet joshumicë”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.