Drejtuesit e Bayernit marrin kritika të ashpëra nga Lewandowski

22:20 | 07 Gusht 2019

Drejtuesit e Bayernit marrin kritika të ashpëra nga sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Kampionët e Bundesligës kanë lënë të lirë Franck Riberyn dhe Arjen Robben ndërsa James Rodriguez është rikthyer në Real Madrid pas dy viteve huazim.

Leëandoëski qartë beson se skuadra e tij ka nevojë për më shumë përforcime në fazën ofanzive, pasi ‘Bavarezët’ nënshrkaun me dy mbrojtës dhe një sulmues në këtë dritare transferim.

“Mendoj se kemi nevojë për tre lojtarë të rinj”, tha ai për Bild. ”Ne humbëm tre lojtarë në sulm Franck Ribery, Arjen Robben dhe James, dhe deri më tani nuk kemi pasur një nënshkrim të të ri në atë zonë”.

”Ne kemi nevojë për një tjetër sulmues – edhe nëse Sane vjen. Ndoshta një numer 6 ose një sulmues qendror”.

“Nëse doni të luani një sezon të tërë me 13 ose 14 profesionistë me përvojë, do të jetë e vështirë”, tha ai. “Kemi 50, 60 ndeshje gjatë një sezoni të plotë, jo tre, katër, pesë ose gjashtë muaj”.

Komento: