Drejtuesit e FMN-së urojnë guvernatorin e ri të BQK-së, presin bashkëpunim

19:21 | 28 Gusht 2023
drejtuesit-e-fmn-se-urojne-guvernatorin-e-ri-te-bqk-se,-presin-bashkepunim

Guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës , Ahmet Ismaili , ka marrë letra urimi nga menaxhmenti i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, Drejtoreshë e Përgjithshme Menaxhuese e FMN-së dhe drejtori  për Evropë i FMN-së, Alfred Kammer.

“Ju uroj juve dhe kolegëve tuaj suksese në punën dhe përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar stabilitetin ekonomik, nxitje të gjithëpërfshirjes financiare dhe ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm të kuadrit rregullator. Menaxhmenti i lartë dhe stafi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me Bankën Qendrore të Kosovës gjatë mandatit tuaj”, thuhet në letrën e Kristalina Georgieva.

Ndërkaq, në letrën e Alfred Kammer ndër të tjera thuhet: “Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe kam besim se ne do të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë dhe ta forcojmë këtë partneritet e bashkëpunim edhe më tej”.

Komento: