
Pas suksesit që nga ardhja e Zlatan Ibrahimovic, AC Milan do të kërkojë të zgjasë kontratën e suedezit përtej këtij sezoni.
Në fakt, ata janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të rëndësishme në fund të sezonit.
Kuqezinjtë kanë humbur vetëm një ndeshje në kampionat që nga fillimi i vitit.
Megjithëse Stefano Pioli bëri disa ndryshime të rëndësishme në taktikë, është e pamohueshme që Ibrahimoviç ka qenë një nga burrat kryesorë të kthesës në lojë, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, pasi ai nënshkroi vetëm një kontratë gjashtë mujore në janar, Milani ka dëshirë ta mbyllë atë edhe për një sezon tjetër.
Corriere Della Sera raporton sot se përveç një rroga të lartë, drejtuesit e Milan kanë edhe një gjë tjetër ofertë për Ibran.
Në fakt, ata janë të gatshëm të dëgjojnë sugjerimet e 38-vjeçarit për tregun e ardhshëm të transferimeve.
Kuqezinjtë besojnë se Ibrahimoviç mund t’i ndihmojë ata në përzgjedhjen e lojtarëve që duhet t’i bashkohen Milanit në afatin e verës. /ORAinfo/