Drejtuesit e Milan qysh tani ja kanë vë syrin këtyre dy lojtarëve për afatin e verës

13:48 | 01 Shkurt 2022

AC Milan ka nisur tashmë të mendoj për forcimin e ekipit në afatin e verës.

Sipas il Corriere dello Sport, drejtorët Paolo Maldini dhe Ricky Massara po punojnë që në verë të nënshrkuajnë me Sven Botman nga Lillle.

Një tjetër emer që menaxhmenti i Milanit janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e Chancel Mbemba nga Porto.

Mbrojtësi kongolez ka një kontratë me skuadrën portugeze e cila skadon për gjashtë muaj, kështu që ai mund të përfaqësojë një mundësi të madhe për një transferim të lire, përcjell ORAinfo.

Ai u përball me Milanin në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë kuqezinjve një autogol në barazimin 1-1 në San Siro, por në përgjithësi impresionoi në të dyja ndeshjet, dhe ish-lojtari i Neëcastle konsiderohet një alternativë konkrete ndaj Botman dhe Bremer.

Mbemba krenohet me përvojën dhe cilësinë ndërkombëtare dhe ai është vetëm 27 vjeç që do të thotë se ai ka ende shumë vite të mira në të.

Mundësi të tjera si lamtumira e mundshme e Alessio Romagnolit dhe largimi i mundshëm i Matteo Gabbia në huazim mund të bëjnë që Milani të tentojë transferimin e Mbembas dhe Botman në verë. /ORAinfo/

Komento: