Drejtuesit e Milanit arrijnë në Madrid, po synojnë transferimin e këtij lojtari

22:01 | 14 January 2019

Milan me çdo kush po synon forcimin e ekipit në afatin e janarit.

Gianluca Di Marzio raporton që Milan ka filluar bisedimet me genoan për Krzysztof Piatek, por AS shkruan se edhe Real Madrid ka bërë të njëjtën lëvizje.

Sipas ueb-faqes se Di Marzio, Milan ka vendosur se cilën rrugë ta zgjedh që ta “bind” Genoan t’ia shet Piatekun Genoas.

Gazetari i Sky Sport Italia shpjegon që duhen “s’paku 40 milionë euro” që kuqezinjtë duhet ti paguajnë nëse Higuain largohet për në Chelsea.

Në anën tjetër, AS raporton që Madrid po ashtu ka kontaktuar kampin e Piatek pasi që ata kërkojnë që në vijën e sulmit ta forcojnë pas lëndimeve në sulm të Gareth Bale dhe Karim Benzema.

Gazeta po ashtu ka konfirmuar se pritet që bisedimet me Los Blancos të bëhen shumë shpej, edhe pse ata ende nuk kanë bërë ofertë për të.

Në anën tjetër, Cadena SER beson që Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund po ashtu janë në garë për polakun.

Derisa, disa media sot kanë shkruar se polaku ka dëshirë që ti bashkohet kuqezinjve.

Komento: