Drejtuesit e Milanit preferojnë që ky trajnë ta marrë drejtimin e ekipit

09:12 | 04 Maj 2019

Gennaro Gattuso do të largohet nga Milan pas përfundimit të këtij sezoni.

Humbjet e fundit dhe rrezikimi i vendit të katër që e dërgon Milanin në Ligën e Kampionëve, kanë bërë që drejtuesit e Milan të humbin durimin të trajeri italian.

E duket se drejtuesit e gjigantit ‘Kuq e Zi’ e kanë gjetur zëvendësuesin e Gattusos, përcjell ORAinfo.

Sipas Repubblica, ka 4 kandidatë të cilët aktualisht janë duke u konsideruar për të zëvendësuar potencialisht Gattuso: Conte, Pochettino, Gasperini dhe Giampaolo.

Por sipas mediave italiane Antonio Conte është emri më i preferuar për të marrë drejtimin e Milan në sezonin e ardhshëm. /ORAinfo/

Komento: