Përveç interesimit për të nënshkruar me një qendërmbrojtës, Milani po kërkon të gjej blerës edhe për Diego Laxalt.
Tani që ata kanë siguruar Diogo Dalot, i cili mund të luajë në të dy krahët, ata më në fund mund të ndahen me përfaqësuesin uruguaian.
Tuttosport raporton sot se ka pasur një takim midis drejtuesve të Milanit dhe Vincent Cassella në Casa Milan, për të biseduar rreth të ardhmes së Laxalt, përcjell ORAinfo.
Tre skuadra kanë shprehur interesin e tyre për mbrojtësin e majtë, përkatësisht Real Betis, Olympiacos dhe Sporting Lisbon.
E para duket të jetë hipoteza më konkrete, por Rossonerët ende nuk kanë marrë një ofertë zyrtare për Laxalt.
Çmimi është caktuar në 8-10 milionë euro për shitjen e lojtarit. Mbetet të shihet këto ditë se cili do të jetë vendimi final për mbrojtësin uruguaian. /ORAinfo/