
AC Milan do të takohet me agjentin e Renato Sanches, Jorge Mendes në orët e ardhshme për të vazhduar diskutimin e transferimit të tij në San Siro.
Calciomercato raporton se drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini dhe drejtori sportiv Frederic Massara, duan të përpiqen të sigurojnë transferimin e mesfushorit portugez brenda 7-10 ditëve të ardhshme, përcjell ORAinfo.
Drejtuesit e Milanit tani e kanë objektiv të parë për të forcuar mesfushën, Renato Sanches.

Diskutimet e reja me Mendes janë planifikuar aktualisht për orët e ardhshme për të provuar dhe bindur lojtarin të heqë dorë nga Paris Saint Germain dhe të nënshkruajë për kuqezinjtë.
Lojtari dhe të gjithë të përfshirët e dinë se Milani nuk mund të ofrojë të njëjtin nivel parash që mundet kampionët francezë për yllin e Lille kur bëhet fjalë për pagat, por Milani është i vetmi ekip që ka një marrëveshje me Lille për transferimin. /ORAinfo/