
Samantha Power, drejtuesja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka treguar bashkëpunimin që kanë me Universitetin Shtetëror të Iowa-s për të rinjtë në Kosovë.
Ajo ka folur për kontributin e dhënë në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin e Iowa-s.
“Pjesëtarët e Universitetit Shtetëror të Iowa-s janë duke udhëtuar në Kosovë, shtetin më të ri të Evropës, që studentëve të teknologjisë së informacionit t’iu japin mentorim, t’i udhëzojnë në karrierë e për t’i mësuar rreth mundësive kërkimore që të jenë të përgatitur për të rritur ekonominë teknologjike”, ka thënë Power.