Arrestohet një grua në Drenas, u përlesh fizikisht me djalin e saj.
Është arrestuar një grua në Drenas, pasi është përleshur fizikisht me djalin e saj të mitur.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se të dy e kishin sulmuar njëri-tjetrin.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje ishte përleshur fizikisht me djalin e saj të mitur, të dyshuarin mashkull kosovar dhe kishin sulmuar njëri tjetrin”.
“Si pasoj e dhunës dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, kurse djali i saj është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.