
Nisja e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Drenasit është shtyrë deri më 14 janar.
Vendimi është marrë nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
“Për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit të pijes në disa pjesë të komunës, Kryetari i Komunës së Drenasit ka marrë vendim që të pezullohet vijimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor dhe shkollor”, thuhet në njoftim.